Ilustrim

Drenas, policia arreston tre persona për rrahje dhe armëmbajtje pa leje

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Drenas për rrahje dhe armëmbjtje pa leje.

“…të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete”- thuhet në njoftimin e policisë.

Në vend të ngjarjes, sipas policisë është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie.

Polica thotë se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.