Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i VV në Shtërpcë: Do t’i rrisim kapacitetet e ujit të pijshëm në Shtërpcë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Shtërpcës, Besim Islami, ka thënë se do të rritë kapacitete e ujit të pisjhëm në këtë komunë.

“Ne gjatë këtij mandati mendojmë që në të gjitha fshatrat të punohet dhe të rriten kapacitete e ujit të pijes. Nuk është vetëm fshati Biti por edhe Firaja që ka ujë me gjysmë kapaciteti”, ka thënë Islami.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Shtërpcës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në DebatPernime është kandidati për kryetar të komunës së Shtërpcës: Besim Islami nga LVV.

Të ftuar në debat kanë qenë edhe Dalibor Jevtiq nga Listës Serbe; Fikrih Hasani nga Lista Bashkë për Shtërpcën dhe Slavisha Vasiljeviq nga Iniciativa qytetare Liria (GISŠ), por të njëjtit nuk kanë pranuar të jetë pjesë e debatit.

Kandidati i LVV-së përballë Jeta Xharrës do të jap përgjigje se si do të menaxhojnë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Për të qenë përballë kandidatit për kryetar të komunës janë ftuar edhe kandidatet për asambliste në këtë komunë por asnjëra prej tyre nuk ka ardhur në debat.