Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Rrahje në mes dy personave në Shtërpcë, pësojnë lëndime trupore edhe disa të tjerë “që hynë për t’i nda”

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 31.03.2024 në Shtërpcë janë rrahur në mes vete dy persona, pas një mosmarrëveshje në mes vete.

Sipas Policisë, në rrahje janë përfshirë edhe disa persona të tjerë të cilët janë munduar t’i ndajnë e që po ashtu kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.