Ilustrim

Kamenicë, vidhet një cisternë për gaz në vlerë 30 mijë euro, Policia fillon hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se në fshatin Koretin të Kamenicës, disa persona të pa njohur deri më tani, kanë vjedhur një cisternë për gaz.

Sipas raportuesit, vlera e saj është rreth 30 mijë euro.

Policia deri më tani nuk ka arrestuar asnjë person, ndërsa rasti është nën hetime.