Ilustrim

Kamenicë, i vidhet vetura në oborr

Një person ka raportuar tek organet e rendit se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë.

Sipas raportit policor, ankuesi e ka identifikuar të dyshuarin.

Pas kërkimit nga njësitet policore është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.