Kadaj- Bujupi: E kemi rrëzuar raportin e Murat Mehës për demarkacionin

Kandidatja për deputete nga AAK, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se partia e saj e ka rrëzuar raportin e Murat Mehës për demarkacionin me Malin e Zi.

“Së pari, ne e kemi rrëzuar raportin e Murat Mehës, përmes votimit të Murat Mehës, e kemi rrëzu. Ajo çka po kërkon Vetëvendosja sot është me bë bashkë me bë Murat Mehhën dhe Shpejtim Bulliqin, përndryshe nuk ishin zvarritë pas LDK 3 muaj me hi në koalicion. Kush është përgjegjës për nënshkrimin e asaj marrëveshje, është LDK dhe PDK, me fal aty është raporti i Murat Mehës e Shpejtim Bulliqit e këta po dojnë  me i bë bashk Murat Mehën e Shpejtim Bulliqin”, ka thënë Donika Kadaj Bujupi.

Por, e menjëhershme ka qenë përgjigja nga Lëvizja Vetëvendosje.

“E vërteta është se raporti i Murat Mehës nuk është rrëzu, nga votimi i deputeteve nuk është rrëzu raporti i Murat Mehës, nuk është fut raporti i Shpejtim Bulliqit”, ka thënë  Xhelal Sfeqla, kandidat për deputet nga VV.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e PDK-së tha se demarkacioni ka thënë se është përdorur për poena politike.

“Nuk ka lëvizë asgjë nga ajo marrëveshja janë kalkulime politike, kinse teknike. Në fakt marrëveshja është e njëjtë, Kosova nuk ka humbur territor dhe vizat nuk i kemi marr”, tha ajo.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.

#DebatPernime Tarifa dhe Politika e Jashtme

#DebatPernime Tarifa dhe Politika e Jashtme

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 25 septembre 2019