Izraeli thotë se Hamasi ka refuzuar marrëveshjen e fundit për armëpushim

Sipas agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad, Hamasi ka hedhur poshtë përpjekjet e fundit të një plani të paraqitur nga ndërmjetësit, për armëpushim.

BBC raporton se Agjencia izraelite ka thënë në një deklaratë se refuzimi “dëshmon se (udhëheqësi i Hamasit në Gaza Yahya) Sinwar nuk dëshiron një marrëveshje humanitare dhe kthimin e pengjeve”.

Hamasi “po vazhdon të shfrytëzojë tensionin me Iranin dhe po përpiqet të bashkojë sektorët dhe të arrijë një përshkallëzim të përgjithshëm në rajon” –  vazhdon deklarata.

“Izraeli do të vazhdojë të përpiqet të realizojë objektivat e luftës me Hamasin me forcë të plotë dhe të mos lërë gur pa lëvizur për të kthyer menjëherë 133 pengjet nga Gaza” – thuhet në fund të deklaratës.

Në anën tjetër, të shtunën mbrëma Irani ka lëshuar qindra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit, si kundërpërgjigje, sipas tyre, për sulmin izraelit ndaj një konsullate iraniane me 1 prill në Damask të Sirisë.

Izraeli ka thënë se ka bllokuar 99% të raketave të lëshuara nga Irani, ndërsa ka mohuar se është e përfshirë në sulmin në Damask.

Zhvillimet e fundit: Iran – Izrael