Logo e LDK-së - Foto: Facebook

Isa Mustafa ngushëllon familjen e policit të vrarë në Zhur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes se policit, Sami Thaqi.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë thirrje të gjitha organeve të drejtësisë që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.

“Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike të gjithë familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij. Policëve që janë lënduar në aksionin e mbrëmshëm, ju uroj shërim të shpejtë”, thuhet në telegramin e LDK-së.

Kallxo.com ka raportuar se polici Sami Thaqi si pasojë e një shpërthim mbrëmë në një shtëpi në Zhur të Prizrenit gjatë një bastisjes nga Policia kishte vdekur ndërsa dy policë tjerë dhe një 11 vjeçar kanë pësuar lëndime.

Sami Thaqi do të varroset sot në orën 15:00 në fshatin Shkaranik në Komunën e Malishevës.

Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe liderë të partive tjera në vend.

Njëri polic i plagosur në Zhur, në gjendje të rëndë

Kurti për vrasjen e policit: Duhet një qeveri ndryshe që mbështet policinë e ligjin

Haradinaj ngushëllon për vrasjen e policit në Zhur