Haradinaj ngushëllon për vrasjen e policit në Zhur
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ftuar organet e rendit që të zhvillojnë hetimet në zbardhjen e këtij rasti.
“I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.
“Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”, përfundon ai.
Kallxo.com ka raportuar se si pasojë e një shpërthim në një shtëpi në Zhur të Prizrenit që ishte cak i bastisjes nga Policia kishin pësuar lëndime tre policë dhe një qytetar.
Njëri prej policëve të plagosur ka vdekur.
Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë polici i Kosovës