Si ndodhi rasti ku u vra një e u plagosën dy policë

Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë e dy të tjerë të plagosur në një incident që ka ndodhur sonte në fshatin Zhur të Prizrenit.

Burime të KALLXO.com tregojnë se Njësiti i Anti-Drogës kishte shkuar të kryente bastisje në një shtëpi në Zhur.

Para se të futeshin në shtëpinë e dyshuar, policët kishin vendosur shiritat e sigurisë rreth shtëpisë që ishte shënjestër e operacionit.

Burime të KALLXO.com thonë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur pjesëtarët e Policisë ishin në katin e dytë të shtëpisë që po bastisej.

Tre policë kanë pësuar lëndime dhe njëri prej tyre ka vdekur më pas nga plagët e marra.

KALLXO.com merr vesh se i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë.

Njëri polic i plagosur në Zhur, në gjendje të rëndë

Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë polici i Kosovës

Policia e Prizrenit jep detaje për incidentin ku mbeti i vrarë një polic