Njëri polic i plagosur në Zhur, në gjendje të rëndë

Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë e dy të tjerë të plagosur në një incident që ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit sonte.

KALLXO.com merr vesh se njëri prej policëve të plagosur është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.

Ndërsa, polici tjetër është në gjendje stabile dhe është i shtrirë në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Prizrenit njoftoi se edhe një qytetar është plagosur.

Incidenti ka ndodhur sonte në fshatin Zhur, ku Policia kishte ndërmarrë një operacion bastisjeje në një shtëpi.

Aty nga shpërthimi i një mjeti eksplodues kanë pësuar plagë 3 pjesëtarë të Policisë, njëri prej të cilëve ka vdekur.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur incidenti tragjik.