Imazhi i Vladimir Putin në Leposaviq. Foto: Jetmir Hoxha/KALLXO.com

Imazhi i Vladimir Putinit shihet ende në veri të Kosovës

“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.

Kështu kishte deklaruar më 25 janar të këtij viti ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ditën kur kishte njoftuar se ishte larguar billbordi që lartësonte personalitetet serbe e ruse në Zveçan.

Mirëpo, imazhi i presidentit rus, Vladimir Putin, vazhdon të jetë ende në veri të Kosovës.

Rrugës kryesore për të shkuar në Leposaviq shihet prapë fytyra e presidentit rus.

Imazhi i tij shihet në kulmin e një objekti që shërben si mjeshtër i gomave të automjeteve.

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga ministri Sveçla për të parë se çfarë do të ndodhë me imazhin e Putinit në Leposaviq. Por, deri në publikimin e këtij artikulli ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Në aksionin e fundit në Zveçan, ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kishte premtuar se aksione të tilla do të vazhdojnë.

Largohet pankarta e cila lartësonte personalitete ruse e serbe në Zveçan

Pankarta të reja rrugëve të Zveçanit, mes qytetarëve të nderit edhe Putini