Largohet pankarta e cila lartësonte personalitete ruse e serbe në Zveçan

Pankarta e cila ishte vendosur nëntorin e 2022-tës në rrugën magjistrale Zveçan- Leposaviq është larguar gjatë ditës së sotme nga disa punëtorë të një kompanie. 

Një pankartë shiheshin  fytyra të njohura serbe e ruse e që konsideroheshin si “Qytetarë Nderi” të komunës së Zveçanit. 

Në krye të kësaj pankarte ishte vendosur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa tutje aty ishin të vendosur si qytetarë nderi të shpallur edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish-shefi i Zyrës për Kosovë në serbi Marko Gjuriq, Zoran Krivokapiq mjek serb, Milorad Arlovm – ish kryetar i Këshillit për ndihmë të serbëve në Kosovë, Jugoslav Kostiq, ish-diplomat në ish-Jugosllavi dhe teniseri i njohur Novad Gjokoviq.

Për të parë nga afër rrëzimin e largimin e këtij billbordi ishte edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, nën shoqërinë edhe të ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. 

Sveçla madje në një postim në Facebook ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. 

“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikës e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj, ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetueshmërisë në çdo pjesë të vendit tonë”- ka shkruar Sveçla. 

KALLXO.com mëson se gjatë kohës sa u larguan pankartat pati edhe zyrtarë policorë të cilët u kujdesën që kjo situatë të kalonte pa ndonjë incident.

KALLXO.com në vazhdimësi kishte raportuar për murale, billborde e shënime të cilat lartësonin personalitete serbe në pjesën e veriut të vendit. 

Pankarta të reja rrugëve të Zveçanit, mes qytetarëve të nderit edhe Putini

Krimineli i luftës Ratko Mlladiq ‘lartësohet’ në Zveçan, mekanizmat shtetërorë të Kosovës heshtin