Pankarta të reja rrugëve të Zveçanit, mes qytetarëve të nderit edhe Putini

Një pankartë, me disa emra e fytyra të njohura e me titull “Qytetarë Nderi” është vendosur në rrugët e Zveçanit, ndërsa në të përmendet se ata që gjenden aty janë qytetarë nderi të kësaj komune.

Në krye me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë tabele janë të vendosur si qytetarë nderi të shpallur edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish- shefi i Zyrës për Kosovë në serbi Marko Gjuriq, Zoran Krivokapiq mjek serb, Milorad Arlovm – ish kryetar i Këshillit për ndihmë të serbëve në Kosovë, Jugoslav Kostiq, ish-diplomat në ish- Jugosllavi dhe teniseri i njohur Novad Gjokoviq.

Në një pankartë tjetër shihet sheshi i Mitrovicës Veriore dhe Putin i vendosur në këtë poster me mbishkrimin “PUTINKOSOVO” (vendoseni në Kosovë).

Marko Gjuriq ish- shef i Zyrës për Kosovë në Beograd, ishte arrestuar në vitin 2018 nga zyrtarët policorë të Kosovës pasi të njëjtit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë dhe më pas i njëjti ishte future në mënyrë ilegale dhe kishte marrë pjesë në një tubim në Mitrovicën e Veriut.

Digjet në veturë në Zveçan, ishte e regjistruar me targa RKS