I premtoi martesë për ta nxitur të kryej marrëdhënie intime, vajza e raporton të dyshuarin në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj, një vajzë është nxitur seksualisht duke i premtuar martesë një burrë i dyshuar. 

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesja kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin dhe me datën 25.11.2021, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.