Avdullah Hoti - Foto: Atdhe Mulla

Hoti raporton në Kuvend për dialogun para takimit në Washington

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pritet të raportoj në Kuvendin e Kosovës për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë  e Bardhë.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Hoti pritet t’i drejtohet deputetëve në ora 10:00.

Pas më shumë se një viti bllokadë të dialogut Kosovë-Serbi për shkak të vendosjes së tarifës 100 për qind, Kosova dhe Serbia pritet të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor me ndërmjetësimin e emisarit të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Por para takimit të 27 qershorit, më 25 qershor pritet të zhvillohet një takim në Bruksel.

 

Hoti konfirmon takimin e 25 qershorit në Bruksel, tregon temat