Harta e komunave të Kosovës që nuk janë prekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike hartën e përditësuar  me vendbanimet që kanë të shënuara raste me COVID-19 dhe ato që nuk kanë shënuar.

Komunat që ende nuk kanë shënuar asnjë rast janë Ranillug, Partesh, Shtërpcë, Juniku dhe Mamusha.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se nga 895 vetëm 210 janë raste aktive. E që nga 8 shkurti deri më sot janë kryer 10130 testime.

Ndërkohë që sonte janë konfirmuar 11 raste të reja dhe dy të shënuar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 895, prej tyre 657 të shëruar dhe 28 të vdekur.

Në anën tjetër, Komuna e Ferizajt, Prizrenit dhe Malishevë prijnë me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19.