Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Nuk u kursyen as fëmijë 18 muaj dhe 7 vjeç

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit, ku 25 vjet më parë në këtë fshat u vranë 79 civilë shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kanë kursyer as fëmijë si Mujameti 18 muajsh apo Leonardi 7 vjeçar.

“Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri” – ka shkruar presidentja Osmani.