Haki Rugova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haki Rugova komenton punësimet e partiakëve në Komunë

I pari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, në emisionin “Jeta në Komunë” i ka komentuar një nga një punësimet e anëtarëve të LDK-së dhe fëmijëve të zyrtarëve të saj.

I pyetur nga moderatorja Jeta Xharra se pse në Istog po punësohen militantë partiakë dhe fëmijë të zyrtarëve të LDK-së, Haki Rugova ka thënë se edhe ata kanë të drejtë që të punësohen.

“Çka ka të keqe këtu, unë këtë s’e kam të qartë“, ka thënë ndër të tjera Rugova.

Ai tha se çfarëdo përfaqësie të kenë në mjekësi doktorët i merr me rend sipas kohës kur kanë diplomuar, me data të diplomimit.

Rugova gjatë emisionit ka folur edhe për shumë çështje të tjera të cilat kanë ndodhur gjatë këtij mandati.

Javë më parë KALLXO.com publikoi një hulumtim të gjatë për Komunën e Istogut në të cilin u shfaqën shumë probleme të kësaj komune.

Hulumtimin mund ta lexoni duke klikuar në këtë link.