Ilustrim
Arrestohen në Malishevë e Istog dy të dyshuar me urdhërarrest nga autoritetet italiane
26.6.2023 - 10:45
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar ndaj të cilëve ka pasur urdhërarrest ndërkombëtarë.
Operacioni policor është thënë se është kryer në Istog e Malishevë, përderisa urdhërarresti ka qenë i lëshuar nga autoritetet Italiane.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar se operacioni është kryer përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).
Ai tutje ka thënë se dy të dyshuarit e arrestuar janë meshkuj kosovarë.