Albin Kurti, Foto: Facebook
Kurti: Për herë të parë kemi mbi 400 mijë të punësuar aktiv falë politikave tona
Kryeministri Albin Kurti thotë se ekonomia e Kosovës për herë të parë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se ky është tregues i fortë i “suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike”.
“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”- ka deklaruar ai.
For the first time our economy has over 400,000 recorded active workforce positions. This is a strong indicator of the success of our labor and economic policies that have helped women, people w/ disabilities, entrepreneurs & others be successful participants in the workforce.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 30, 2023