Grabitja në Suharekë, Policia sërish pranë argjendarisë në Prishtinë - FOTO

Policia e Kosovës mëngjesin e së hënës është parë pranë argjendarisë në Prishtinë, pronari i së cilës është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë më 22 nëntor.

Mbrëmjen e së dielës, u bastis argjendaria në fjalë.

Nga ngjarja në Suharekë – grabitja e armatosur kanë mbetur të plagosur dy policë, një i dyshuar ka mbetur i vrarë dhe shtatë persona janë arrestuar.

Të dyshuarit kishin vjedhur sasi ari me vlerë rreth 200 mijë euro në një argjendari në qytetin e Suharekës.