Foto-ilustrim

Gjykata e Pejës cakton paraburgimin për të dyshuarin që është në pritje të ekstradimit në Slloveni

Gjykata e Pejës ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj E.B., shtetas i Kosovës, i cili po kërkohet nga autoritetet e Sllovenisë.

Në njoftim thuhet se pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në pritje të ekstradimit drejt Sllovenisë. Masa e paraburgimit është caktuar për periudhën 17.01.2026 deri më 26.02.2026.

Ndërsa është bërë e ditur se i kërkuari dyshohet për veprën penale – sjellje e dhunshme, sipas Kodit Penal të Republikës së Sllovenisë, si dhe për veprat penale – sulmi, dhe – vrasje e mbetur në tentativë, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.