ILUSTRIM - Rrjetet sociale foto REL AFP

Gjilan: I revoltuar nga ndarja, i dyshuari i publikon fotografitë e të dashurës

Një person i dyshuar në Gjilan është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia për armëmbajtje pa leje dhe publikim të paautorizuar të fotografive.

Sipas policisë, i dyshuari në shenjë revolte për ndarje, përmes rrjeteve sociale ka postuar disa fotografi të dashurës së tij.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe katër fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.