Gjenerali i lartë amerikan: Na duhet të shtojmë më shumë forca dhe pajisje të rënda në Kosovë

Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, ka thënë se KFOR-it do t’i duhet të shtojë më shumë forca dhe pajisje të rënda në Kosovë.

Cavoli, që është komandant i Komandës amerikane në Evropë, këtë e ka thënë gjatë raportimit në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Armatosura, me  datë 11.04.2024.

Cavoli ka deklaruar se i është bërë një rishikim i plotë planit për KFOR-in dhe është konstatuar se duhen më shumë forca dhe pajisje më të rënda.

“Ne jemi në procesin e sigurimit që tani, shtetet po tregohen gjeneroze, por ne do të vendosim pajisje më të rënda në terren, si dhe më shumë njerëz” – deklaroi Cavoli.

“Jam i knënaqur për pozitën që e kemi tani, por gjithmonë është e nevojshme që të mbajmë një “sy hapur”. Ne kemi së paku dy misione rreth të kuptuarit të asaj që po ndodh në këto dy vende (Kosovë dhe Bosnje).

Kjo deklaratë e gjeneralit Cavoli erdhi pasi gjatë raportimit, u pyet nga senatorja Jeanne Shaheen, se a është i përgditur KFOR-i që t’i përgjigjet shqetësimeve të sigurisë në Kosovë.