Gjendet një predhë në Shtime që dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore

Një qytetar në Shtime më 11.04.2024 ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer- predhë.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, ndërsa dyshohet se predha është që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, KFOR-i dhe FSK-ja të cilët kanë tërhequr mjetin e dyshuar.