Ilustrim

Gjakovë, vajza nën moshën 16 vjeçare bashkëjeton me një person

Policia njofton se është raportuar se një vajzë e mitur ka kërkuar tretman mjekësor dhe më pas ka deklaruar se bashkëjeton me një person.

Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari.

Siç njofton Policia, në konsultim me prokurorin rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë gjatë ditës së djeshme.