Ilustrim

Ferizaj, vetura godet për vdekje këmbësoren

Një grua 64 vjeçare ka vdekuar si pasojë e goditjeve e që ka marrë nga një veturë përderisa ishte duke ecur në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj.

Sipas policisë vikitima është goditur nga ngasësi i automjetit E.K, 20 vjeçar.

“Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në raportin policor.