Ilustrim

Ferizaj, dyshohet se një burrë vringëlloi armën dhe kanosi policët

Policia e Kosovës njofton se ka hapur rast lidhur me një burrë që dyshohet se ka vringëlluar armën dhe më pas ka kanosur zyrtarët policorë gjatë intervenimit.

Rasti ka ndodhur më 02.05.2024 rreth orës 1:30 në Ferizaj.

“Pas një mosmarrëveshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, njëri prej  tyre dyshohet se ka vringëlluar armën” – thuhet në raport policor.

Arma është konfiskuar me vendim të prokurorit.

Policia thotë se lidhur me rastin janë informuar institucionet përkatëse.