Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Enver Hoxhaj është zgjedhur anëtar në Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Kështu ka njoftuar vet deputeti Hoxhaj, përmes një njoftimi në Facebook.

Hoxhaj teksa është shprehur mirënjohës për zgjedhjen e tij si anëtar në këtë Akademi, ai ka përmendur edhe bashkanëtarët tjerë.

“Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja” – ka shkruar Hoxhaj më 12.04.2024.

Me këtë rast ai ka falenderuar presidentin e Akademisë, Fatos Tarifa dhe kryesinë e saj, të cilët sipas tij, e kanë bërë pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botërorë.

Hoxhaj ka publikuar edhe një fotografi, në të cilën shihet se janë vendosur fotografi të anëtarëve të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Në mesin e anëtarëve shihet se janë edhe ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, dhe të tjerë.

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave