Ekipi i Kërkim-Shpëtimit nga Kosova nxjerrin dy turistët zviceranë të zënë nga orteku në Kukës

Pas më shumë se 13 orësh kërkim është bërë lokalizimi dhe nxjerrja e dy turistëve zviceranë që i kishte zënë oretku i borës në rajon të Kukësit në Shqipëri.

Sherbimi për Kërkim dhe Shpëtim Malor i Kosovës përmes një skuadre ka kontribouar në këtë operacion dhe ka njoftuar se anëtarët e tyre kanë arritur të nxjerrin turistët.

Sipas njoftimit, zona tepër e papërshtatshme për intervenim e ka bërë këtë aksion shumë të ndërlikuar.

“Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri. Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar”- thuhet në njoftim.

ShKShMK tutje thekson se turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, por duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

Derisa, evakuimi i tyre pritet të bëhet përmes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.