Vazhdon kërkimi i 86-vjeçares në Rahovec

Deri në orët e mëngjesit të datës 25.03.2024 ka vazhduar kërkimi i një 86-vjeçareje në Rahovec që dyshohet se doli nga shtëpia e nuk u kthye më.

Gruaja nuk është gjetur ende, e kërkimi për të sipas Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor do të rifillojë.

“Deri në mëngjes e kemi kërku po nuk kemi mund me e gjetë, deri kur është zdritë e kemi kërku, i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë. Sot rifillojnë kërkimet”- deklaruan nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Gruaja 86-vjeçare që po kërkohet është nga fshati Ratkoc i Rahovecit.

Rreth orës 16:00 të së dielës (24.03.2024) gruaja besohet se ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.