Fillon një operacion për kërkimin e një 86-vjeçareje në Rahovec

Një operacion i kërkim-shpëtimit ka filluar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në zonën e komunës së Rahovecit.

Nga ky Shërbim për KALLXO.com kanë treguar se po e kërkojnë një grua 86-vjeçare nga fshati Ratkoc i Rahovecit.

“Kemi fillu me operacion. Është një 86-vjeçare që ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer. Duke i pas parasysh kushtet atmosferike që po mbretërojnë në vendin tonë, e kemi pa si urgjente me dalë me kërku, shpresojmë që e gjejmë mirë. Së bashku me fshatarët dhe familjarët jemi duke e kërku” – deklaruan nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.