Foto: Policia e Shtetit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij dhe ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, Policia e Shtetit arreston burrin

Një 39 vjeçar është arrestuar nën dyshimin për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes e edhe ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tyre të mitura.

Gjatë bastisjes së Policisë së Shtetit në banesën e të dyshuarit, kishin gjetur dhe sekuestruar 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

Materialet e konfiskuara nga Policia e Shtetit te 39 vjeçari, Foto: Policia e Shtetit

Municioni luftarak u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Policia e Shtetit, ka njoftuar se në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshortën e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.