Vdes një shtetase e huaj në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Një shtetase e huaj ka vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, sot, më 13.02.2024.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një orteku të borës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, e konfirmoi këtë për KALLXO.com dhe shtoi se viktima është rreth moshës 54-vjeçare.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”” – njofton zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë lokalizuar vendin e aksidentit dhe janë duke zhvilluar operacionin e kërkim – shpëtimit.