Edmond Nulleshi intervistohet nga Komisionit Hetimor për Energji / 2006-2022

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 është duke intervistuar Edmond Nulleshin, ish anëtar i bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në kohën kur Nulleshi ka mbajtur pozitën e anëtarit të bordit të KEK, ai ka thënë se 50% e energjisë së prodhuar ishte e humbur.

“Në atë kohë bordi është përbërë nga anëtarë ndërkombëtarë dhe tont. Shumica ka qenë ndërkombëtare por secili ka pas të drejt të votës… niveli i humbjes me sa më kujtohet në atë kohë ka qenë i madh, dikund 50% ka qenë niveli i humbjes. Me një kohë të caktuar me vendim/udhëzim të bordit menaxhmenti ka leshu fatura për shpenzimin e rrymës ne veri, kjo për shkak te senbilizimit”- tha Nulleshi.

Ai ka thënë se në këtë përqindje janë përfshi të gjitha llojet e humbjeve.

Sipas tij, në atë kohë ka qenë e formuar ZRRE e cila e ka përcaktuar metodologjinë e faturimit.

“Në kohën kur kam qenë unë, KEK ka pas përgjegjësi prodhimin e rrymës qymyrit furnizimin enkasim rrjetin e distribuimit. Me sa më kujtohet ZRRE në atë kohë ka qene e formuar dhe ajo e ka përcaktua metodologjinë e faturimit. Kjo % qe e përmenda unë, është faturu më pak sesa është prodhua. Në këtë humbje janë përfshi të gjitha llojet e humbjeve”- shtoi ai.

Nulleshi është pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci për banesat e dhëna nga KEK për punëtorët.

“E di që KEK ka pas në listë të pronave edhe banesa por që menaxhmenti ka vendos për to, jo bordi”- tha ai.

Nulleshi tutje i është përgjigjur pyetjeve për planet për ndërtimin e Kosovës C.

“Sa i përket Kosovës C, çfarëdo lloj dokumenti apo propozimi Kosova C nuk ka qenë e parapare të menaxhohet nga KEK”-  tha ai.

Komisioni Hetimor, menaxhmenti 2006 – 2008 pyetet se çka ka ndodhur me banesat e KEK-ut