Dyshohet se veproi në dëm të pasurisë së dy bashkatdhetarëve, aktakuzë ndaj përmbarueses

Aktakuzë ndaj përmbarueses që tentoi ti siguronte dobi pasurore avokates në mënyrë të kundërligjshme

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj S. K., përmbaruese private në territorin e Prizrenit, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të prokurorisë, S. K.  nga muaji dhjetor i vitit 2019 e në vazhdim e ka shfrytëzuar detyrën e saj si përmbaruese dhe ka i tejkaluar kompetencat e saj më qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie pasurore për personin tjetër.

E njëjta sipas prokurorisë ka tejkaluar autorizimet e saj duke i shkelur afatin për përmbushjen vullnetare të detyrimit.

Sipas Prokurorisë e njëjta ka ndërmarrë veprime duke mos i njoftuar të dëmtuarit E. M., dhe N. N., në lidhje më faturën që e kishte lëshuar kreditorja S. S. (Avokate).

Prokuroria bën të ditur se të dëmtuarit që jetojnë në Norvegji nuk ishin njoftuar asnjëherë nga e akuzuara S. K., për lëshimin e urdhrit për përmbarim atakues, për pagimin e shumës prej 4,498.50 euro.

Aktakuza sqaron se përmbaruesja tashmë e akuzuar merr konkluzion për caktimin e seancës së parë të ankandit publik për shitjen e një parcele, duke tentuar t`i dëmtoj E.  M., dhe N. N., në vlerë prej 191 mijë euro, shumë me të cilën ishte vlerësuar parcela në fjalë.

Njëkohësisht përmbaruesja kishte për qëllim që avokates S. S., t`i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm  nga të dëmtuarit e lartcekur dhe atë në vlerë prej 4 mijë e 498 euro.

E të dëmtuarit lidhur me këto veprime të përmbarueses kishin mësuar tek pas dy viteve.