Dyshohet se gjashtë persona janë lënduar si pasojë e rënies së liftit në Fushë Kosovë

Qendra e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë në një përgjigje për KALLXO.com e ka konfirmuar se gjashtë persona janë pranuar në këtë Qendër, të cilët dyshohet se janë lënduar si pasojë e rënies së liftit në një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në lagjen “Eliza” dhe se lifti ka rënë nga kati i dytë në podrum, e personat dyshohet se ishin në lift gjatë kësaj kohe.

Kur janë pyetur nga KALLXO.com në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka thënë se deri më tani nuk kanë ndonjë informatë.