Ilustrim

Dy të plagosur me armë zjarri në Vushtrri, ka të arrestuar

Dy persona dyshohet se janë plagosur me armë zjarri në fshatin Maxhunaj në Vushtrri.

Sipas Policisë, të njëjtit si pasojë e lëndimeve janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për plagosjen e tyre, ka rënë sot në prangat e Policisë.

Sipas njoftimit, 42 vjeçari me inicialet S. Z. është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje të çastit, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat, A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor, ka njoftuar tutje Policia.