Dy burra rrihen mes vete në Komoran të Drenasit

Dy burra dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale, janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur më 01.04.2024 në Komoran të Drenasit rreth orës 23:00.

Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.