Delegatët e kuvendit te LDK-së kanë nisur te votojnë

Delegatët e kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të tyre.

Procesi po zhvillohet i mbyllur për media.

Votimi do të jetë në mënyrë të fshehtë.

Kandidatët në garë për pasues të Isa Mustafës janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Lutfi Haziri.

Nga kjo garë u tërhoq pak minuta para fillimit të kuvendit Anton Quni.

KALLXO.com merr vesh se është propozuar për kryetar edhe Arban Abrashi, mirëpo ky i fundit nuk ka pranuar të jetë pjesë e garës dhe e ka refuzuar propozimin.

VIDEO: Nis kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, mbyllet për media