VIDEO: Nis kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, mbyllet për media

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur kuvendin për të zgjedhur kryetarin e saj të ri.

Procesi po zhvillohet i mbyllur për media.

Votimi do të jetë në mënyrë të fshehtë.

Kandidatët në garë për pasues të Isa Mustafës janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Lutfi Haziri.

Nga kjo garë u tërhoq pak minuta para fillimit të kuvendit Anton Quni.