Zenun Elezaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shpjegimi i Zenun Elezaj për barin që mbiu mbi asfaltin në Klinë?

Nën qeverisjen e Zenun Elezajt të AAK-së në Klinë kishte mbi bari mbi asfalt.

Kjo kishte ndodhur në të paktën dy fshatra të kësaj komune.

E në lidhje me këtë i pari i komunës, Zenun Elezaj deklaroj se: “Që unë tash po dëgjoj që është ky rast në Siqevë, e di që ka qenë një rast i tillë në Çabiq, për Çabiq e kam rastin, e kemi rishtru pasi ka qenë rrugë e pa pranume, asfalti është hjek”, tha Elezaj.

Pas kësaj kryetari u ballafaqua edhe me prishjen e rrugës në fshatin Drenovc të Klinës.

Në lidhje me prishjen e rrugës ai tha se kompania e cila i shtroi është në listën e zezë.

“Nuk kam qenë me pa, nuk e kam pa, edhe kjo kompani është ndëshkuar dheështë futur në listën e zezë”, tha Elezaj .

Për punimet e dobëta të rrugëve në Klinë, KALLXO.com kishte raportuar disa javë më parë dhe kishte publikuar hulumtimin me titull “Komuna me Asfallt të Gjelber BIO”.

Sonte në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë gazetares Jeta Xharra është i ftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Të pranishëm në këtë debat janë edhe ish kandidati për kryetar Komune Sokol Bashota, si dhe asamblistët Tush Dedaj, Mendehie Duraku dhe Esat Rraci.