Prishje në nënstacion, Klina me rrethinë në terr

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se komuna e Klinës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një prishjeje.

“Ju informojmë se për shkak të një prishjeje në Nënstacionin 110/10kV, Klina me rrethinë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Aktualisht po punohet në identifikimin dhe sanimin e shkakut të prishjes, gjë që mund të marrë kohë” – thuhet në njoftimin e kompanisë.

Tutje KEDS ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët sepse sipas tyre po punohet intensivisht në këtë nënstacion në mënyrë që të kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike sa më parë.