Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, e lidhur me grabitjen në Suharekë - VIDEO

Mbrëmjen e sotme në Prishtinë po bastiset sërish argjendaria e njërit prej të arrestuarve në lidhje me rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë para disa ditësh.

KALLXO.com mëson se derisa brenda po kryhet bastisja, perimetri po sigurohet nga njësia FIT, kurse bastisja po kryhet brenda lokalit të argjendarisë “Baraku”.

Kjo argjendari po bastiset për të dytën herë.

Nga ngjarja në Suharekë kanë mbetur të plagosur dy policë, një i dyshuar ka mbetur i vrarë dhe shtatë persona janë arrestuar.

PAMJE – Dogana e Kosovës kryen kontrolle në argjendarinë e të arrestuarit për grabitjen në Suharekë