
Foto: KALLXO.com Ilustrim
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një qeni
16.6.2023 - 10:20
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:40 në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri.
Në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja, thuhet në raportin policor.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.