Foto: REL/Shutterstock

Arrestohet i dyshuari për kanosje të një gruaje përmes telefonit

Një burrë që dyshohet se ka kanosur një grua përmes telefonit është arrestuar më 11.04.2024, rreth orës 11:34, në Prishtinë.

Policia njofton se i dyshuari pasi që është dërguar në mbajtje ka kërkuar trajtim mjekësor dhe është transferuar në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ekzaminimeve mjekësore, sipas njoftimit, ai është pranuar për kurim të mëtejmë dhe është nën përkujdesjen policore deri në një vendim të ardhshëm.