FOTO ILUSTRIM

Arrestohen dy gra pasi i braktisën fëmijët

Dy gra janë arrestuar dje nga Policia nën dyshimin për keqtrajtim dhe braktisje të fëmijës.

Njëra nga të dyshuarat është arrestuar në rrugën “ Nënë Tereza” në Gjakovë, pasi dyshohet që ka braktisur djalin e saj një vjeçar dhe vajzën 12 vjeçare, duke i detyruar të kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Ndërsa e dyshuara tjetër është arrestuar në rrugën “ Bill Klinton” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se e dyshuara ka braktisur fëmijën e saj një vjeçar.

Me vendim të prokurorit,  të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.