Ilustrim

Arratiset një person nga Stacioni Policor në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i privuar nga liria është arratisur nga Stacioni Policor ‘Jugu’ në Prishtinë më 13.04.2026.

Lidhur me rastin Policia sqaroi se është njoftuar edhe prokurori.

“SP. Jugu, Prishtinë 13.04.2026-16:10. Raportohet se nga Stacioni Policor është arratisur i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”– thuhet në raportin e Policisë më 14.04.2026.