Ambasadori i SHBA-së takon ministrat Çeku e Rashiq

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Hovenier ka treguar se çka kanë diskutuar për dikasterin që udhëheq Çeku.

“E shijova bisedën sot me ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku për një sërë nismash të vazhdueshme të fokusuara në trashëgiminë kulturore, muzikën, sportin dhe artin e Kosovës. Të gjitha këto aktivitete thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve nga të gjitha sferat e jetës”- ka shkruar ai në twitter.

Çeku nuk ka qenë i vetmi ministër që ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan. Edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është takuar me ambasadorin Hovenier.

“Takimi i mirë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. Të vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të mbështetur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të kthimit në kushte dinjiteti dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë” – ka shkruar Hovenier.